Kush jemi ne (njerëzimi)

Njerëzimi është një specie që ka arritur të shpikë telefona inteligjentë me AI të avancuar, por ende lufton për ta gjetur nëpër dhomë telekomandën e televizorit. Ne jemi një përzierje paradoksale e mençurisë së thellë dhe zgjedhjeve të dyshimta të jetës.

Njerëzimi, specia që ëndërron të eksplorojë universin, por nuk mund t’i rezistojë shtypjes së butonit të “snooze” pesë herë në mëngjes. Jemi ne ata që kemi ndërtuar rrokaqiej të lartë dhe monumente mahnitëse, por s’dimë t’i themi mirëmëngjes fqinjit. Ne jemi krijuesit e gjuhëve komplekse dhe formave të ndërlikuara të artit, megjithatë shpesh përdorim emoji për të shprehur ndjenjat tona.

Njerëzimi, e vetmja specie që gjatë fundjavës mund të shikojë me qejf një sezon të tërë të një shfaqjeje televizive edhe atë në vetëm një seancë, por nuk i kujtohet se ku i ka lënë çelësat e makinës. Ne jemi ata që mund të dërgojmë njerëz në hënë, por kalojmë orë të tëra duke kërkuar filtrin e përsosur për selfiet tona në Instagram.

Njerëzimi, specie që shpesh di t’i bie me kokë një dere xhami të një dyqani, ose që lëvozhgat e bananes i shndërron në ski.

Që di vet t’i lidhë nyje lidhëset e këpucëve, e pastaj s’di t’i zgjidhë.

Pra, kush është njerëzimi? Ne jemi mishërimi i kontradiktave, mjeshtrit e haresë dhe hidhërimit. Ne jemi një burim i vazhdueshëm argëtimi për universin, duke i bërë edhe speciet tjera të çuditen me veprimet tona.