shqelmim

Humbja e “fansave” çon në një lidhje të vërtetë

Sa herë që postoj në rrjetet sociale, e humbi ndonjë follower. Sa herë që dërgoj një buletin në email, humbi abonentë nga mail lista. Sa herë që përpiqem të shes diçka, humbi shumë nga të dyja.

Dhe kjo është gjë e mirë, jo e keqe. Largohuni nga fansat që s’të duan.

Çdo gjë që bëni, dikush do t’ju dojë për atë gjë, e dikush do t’ju urrejë. Këta të fundit falni, ndërsa me të parët vazhdoni punën duke kultivuar lidhje të vërteta. Dhe sa më shpejtë ta dalloni se cilët janë mbështetës e cilët vetëm ndjekës, aq më shpejtë do ta kuptoni se cilësia është mbi sasinë.

Por, para se t’themi se numri i followersave nuk ka rëndësi…

Ata që kanë Youtube të monetizuar, e dinë që Google paguan $1-$2 për 1000 views. Facebook gjithashtu paguan në bazë të Ads Views. Përkundër tyre, Instagram dhe Tiktok nuk paguajnë në mënyrë direkte për video views, prandaj edhe rritja e numrit të followers atje është më e lehtë. Atëherë pse na duhen viewsat nëse nuk na sjellin pare?

Siç e dimë, mediat sociale janë paramenduar të jenë sociale. E shumica e views që i marrim na vijnë nga njerëz që kurrë nuk do të blinin nga ne. Nëse kemi vetëm 80 views në një Reel, sa prej tyre mund t’i konvertojmë në blerës?! Ndryshe do të flisnim nëse janë 89.000.

Prandaj, sa më shumë followers, aq më shumë views. Sa më shumë views, aq më shumë shitje. Por, le të jenë të vërtetë e jo fiktiv. Sa më shumë followers “të vdekur”, aq më shumë do të vdes edhe Reach i juaj. Njëjtë edhe për abonentët e mail listës; kosto e kotë për dërgimin të emailit atyre që nuk e hapin inbox-in tyre.