Nëse më humb si mik, mos më bëj armik

Vetëm se më humbe si mik, nuk do të thotë se më ke bërë armik. Unë jam më i madh se kaq… ende dua të të shoh duke ngrënë, vetëm se jo në tryezën time.

Tupac Shakur

Duke ndjekur sot një video në Facebook nga ato intervistat rrugore, gazetari pyeti një vajzë se cili ishte dëshpërimi më i madh i saj në jetë. Tha që shoqja e saj më e ngushtë e kishte tradhtuar. Prandaj dhe mu kujtua kjo thënie eTupac.

Jeta është krejt lidhje e ndarje. Shpesh rrethanat ndryshojnë. Vetëm për shkak se rolet tona si miq kanë ndryshuar, nuk do të thotë se duhet të bëhemi armiq. Fijet që na lidhnin dikur mund të jenë zgjidhur, por ato nuk duhet të shkëputur plotësisht.

Mund të zgjedhim të mbajmë respektin dhe mirëkuptimin që dikur kishim gjatë marrëdhënies tonë. Lënia e miqësisë nuk na detyron të krijojmë armiqësi. Në vend të kësaj, mund të lëmë mundësinë që kujtimet e mira gjatë miqësisë të mbeten ashtu në histori.