Mos u shit lirë

3 min read Pricing Strategies

Kërkush s’ka me t’kundërshtu nëse e vendos çmimin e produktit tand në 0€.
Kanë me t’duartrokit. Kanë me t’brohorit.

Kanë me t’thanë:
Je shumë i përballueshëm” ose
Sa bujar je.”

E kto fjalë s’janë validim i vërtetë i ofertës tande.
Kjo është veç çka ndodh kur diçka është mjaftueshëm e lirë për krejt.

Kur është lirë, s’ka rezistencë.
S’ka standarde.
S’ka vendimmarrje serioze.
Askush s’ka nevojë me mendu.

Është “po”-ja ma e lehtë në botë.

Po qe problemi:
Nëse e vetmja mënyrë që njerëzit i thonë “po” ofertës tande është kur çmimi është i ulët, atëherë je ka luan lojën e gabume.

E lira gjithmonë shet.
Po kjo s’t’bon t’vlefshëm.
Veç t’bon lehtë t’arritshëm.

Edhe nëse e ndërton biznesin tand rreth idesë me qenë “i arritshëm për krejt”, ke me tërheq njerëz që e shohin veç çmimin.

Ata s’mendojnë për transformim.
S’mendojnë për përfitimin masi ta blejnë produktin.
As për rezultate reale që mund tua sjell ai.

Ata mendojnë:
Cila është mënyra ma e lehtë me u ndi sikur po përfitoj diçka?

E ky lloj i klientëve është i rrezikshëm me e ndërtu biznesin rreth tyre.

E vërteta është se:
Njerëzit që e shohin veç çmimin, kanë me ikë dikur.
Edhe nëse je shumë i mirë.
Edhe nëse jep ma shumë seç duhet.
Edhe nëse paguhesh ma pak se sa e meriton.

Sepse në momentin që dikush tjetër është ma i lirë se ti, ata shkojnë atje.

Kjo është garë që t’çon drejt fundit.
Vija e finishit.
Është falimentim.

Pse me punu aq shumë për njerëz që s’e pëlqejnë ate që e bon, por t’dojnë veç pse je i lirë.

Çmimi krijon presion.
E presioni i filtron blerësit joserioz.

Ti s’ekziston me qenë i lirë.
Ti ekziston me kriju ndryshim.
E ndryshimi i vërtetë… ka kosto.

E lira shet, po a je ka fiton ti?!

Tags: ,